Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/97/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po, gjithësecili shikon botën në paqyrën e vet. Allahu i Plotëfuqishëm e krijoi njeriun në një formë me të cilën mund ta masë universin dhe mund ta vlerësojë me peshat e saj. Dhe Ai i dha njeriut një botë të veçantë prej kësaj bote të madhe. Këtë botë të veçantë Ai e ngjyros për të në përputhje me besimin e tij të sinqertë.