Translations:On Beşinci Söz/138/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kështu, për shkak të kësaj madhështie jolëndore të tokës([1]) dhe të rëndësisë së saj lidhur me artin, Kur’ani Gjithurtësi e bën atë të barabartë me qiejt, ndonëse ajo është një frut i vockël i një peme gjigante. Kur’ani e vendos tokën në njërën nga dy pjatat e peshores dhe vendos qiejt dhe pjesën tjetër të universit i vendos në pjatën tjetër. Ai në mënyrë të përsëritur thotë: رَبُّ السَّمٰوَاتِ وَ ال۟اَر۟ضِ “Mbështetësi (Krijuesi) i qiejve dhe i tokës.”

    1. Në të vërtetë, pavarësisht përmasës së tij të vogël, globi tokësor mund të mendohet se është i barabartë me qiejt, sepse mund të thuhet se “një çezme e vazhdueshme është më e madhe se sa një liqe i madh i cili nuk ka burime, që nuk i vjen gjë nga jashtë”, dhe megjithëse një produkt - grumbull gurë- me madhësinë e një mali në pamje të jashtme, duket të jetë mijëra herë më e madhe se një peshore, por meqenëse ai grumbull i gjithi ka kaluar nëpër peshore dhe është transferuar në një vend tjetër, peshorja mund të duket si në ekuilibër dhe e barabartë me grurin. Dhe ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë është çështja e globit tokësor; All-llahu i Plotëfuqishëm e ka krijuar atë si një vend për të shfaqur artin e Tij, një vend ku është përqëndruar krijueshmëria e Tij, si një bosht i urtësisë së Tij, një vend për shfaqjen e fuqisë së Tij, një kopsht i mëshirës së Tij, një fushë për Parajsën e Tij, dhe për kozmosin e pafund, dhe si njësia matëse për botët e krijesave, dhe si një çezme prej të cilit rrjedhin (krijesat) për tek detet e së shkuarës dhe për tek Bota e padukshme. Ai e krijoi atë (tokën), sipër së cilës Ai ndryshon në çdo vit rrobat e saj të endura e të stolisura me mrekullitë e artit të Tij, shtresa të vëna një mbi një, me qindra e mijëra të formave të ndryshme.
      Tani shqyrtoji para shikimit tënd ato botëra të ripërtërira të cilat derdhen në Botën e të Padukshmes dhe ato rroba tej mase të shumta të cilat toka i vesh dhe i heq, domethënë supozoje të gjithë të shkuarën të jetë prezent, pastaj krahasoje me qiejt që janë monotonë dhe të thjeshtë nga një këndvështrim: ti do të shohësh se, edhe në qoftë se toka nuk peshon më shumë se qiejt, veçse ama ajo gjithashtu nuk peshon as edhe më pak se ato; Kështu, ti mund ta perceptosh kuptimin e vërsetit رَبُّ السَّمٰوَاتِ وَ ال۟اَر۟ضِ “Mbështetësi, Krijuesi i qiejve dhe i tokës. ” (Autori)