Translations:On Birinci Söz/10/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Më vonë mbreti caktoi një komandant suprem si mësues e instruktor për t’u bërë të njohur urtësinë në pallat dhe kuptimet e përmbajtjeve të tij; që t’u përshkruante njerëzve madhështinë e Ndërtuesit të pallatit dhe të Mjeshtrit të tij; që t’u bëjë atyre të njohur sekretet e zbukurimeve të pallatit, t’u mësonte atyre se çfarë artesh tregohen brenda tij, që t’u shpjegojë atyre që futen në pallat se çfarë tregojnë plotësimet dhe në çfarë mënyre e shprehin ato madhështinë e Pronarit të pallatit dhe plotësimet e Tij, dhe që t’i njoftojë ata për sjellje korrekte gjatë qëndrimit dhe shëtitjeve në të, që t’u shpjegojë atyre ceremonitë zyrtare të mbretit; dhe u sqaroi etikat që duhet të kenë e të sillen në përputhje me çfarë e kënaq Mbretin, i Cili nuk shihet veçse nga prapa perdes.