Translations:On Birinci Söz/15/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Para së gjithash, mësuesi u përsëriti ligjëratën që u përmend më parë. Ata e dëgjuan me vëmendje, e pranuan atë dhe përfituan shumë prej saj. Ata vepruan ashtu siç dëshironte mbreti. Dhe për shkak se mbreti ishte i kënaqur nga sjellja dhe qëndrimet e tyre të hijshme, Ai u bëri ftesë për tek një pallat tjetër, i veçantë, i lartë e i papërshkrueshëm. Dhe Ai u dha atyre një mirësi e një lumturi të përhershme në një mënyrë që i përshtatej një Mbretit Bujar, dhe i nderoi ata në një mënyrë që i përshtatej pallatit të tij madhështor përshkak se ishin mirëbërës për bindjen ndaj urdhrave të Mbretit, u dha atyre një lumturi të përjetshme.