Translations:On Birinci Söz/46/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe pas kësaj fushe provimi dhe pas këtij vendi testimi, Krijuesi i tyre Gjithëbujar, u bën ftesë atyre për tek lumturia e përjetshme si shpërblim për besimin e tyre, dhe për tek banesa e paqes si shpërblim për përkrahjen që ata i dhanë fesë Islame. Atje, Ai do t’u dhurojë -dhe u ka dhuruar- nga mirësitë e mëshirës së Tij aq shumë gjëra të shkëlqyera, sa që asnjë sy nuk i ka shikuar ato, as veshi nuk i ka dëgjuar, as mendja e zemra e njeriut kurrë nuk i ka imagjinuar- dhe kështu Ai ua dhuron këto atyre, dhe u dha atyre përjetësi dhe përjetshmëri. Sepse shikuesi i përmalluar për bukurinë e amshuar dhe ashiku, dashuruesi, i cili e reflekton atë si pasqyrë, padyshim nuk do të zhduket, por do të jetë i qëndrueshëm dhe do të shkojë në përjetësi.