Translations:On Birinci Söz/5/sq
Njëherë ndodhej një mbret. Ai kishte thesare të shumtë që përfshinin të gjitha llojet e diamanteve, smeraldeve dhe xhevahireve. Përveç këtyre, ai kishte edhe thesare të tjera të çuditshme të fshehura. Ai kishte aftësi të jashtëzakonshme në arte të mahnitshme, njohuri gjithëpërfshirëse në shkenca të çuditshme të panumërta dhe ishte shumë i ditur në degë të pafundme të njohjes së mrekullueshme.