Translations:On Birinci Söz/9/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Me këtë urtësi, mbreti nisi të ndërtojë një pallat të gjërë e madhështor. Ai e ndau në apartamente e banesa të madhërishme, e stolisi me çdo llojë xhevahiri prej thesareve të tij dhe me vetë Dorën e Tij plot art e zbukuroi me aktet më të bukura të urtësisë së Tij, dhe e stolisi me veprat e mrekullueshme të njohurisë së tij. Atëherë pasi e plotësoi atë, Ai vuri në pallat tryeza të gjëra që përfshinin më të shijshmin e çdo lloji ushqimi dhe çdo lloji mirësie. Ai caktoi një tryezë të përshtatshme për çdo grup, dhe me të përgatiti një gosti të shkëlqyeshme të përgjithshme duke nxjerrë në pah bujarinë, artin dhe zemërgjërësinë e pashembullt, sikur çdo tryezë ishte mbushur me qindra arte të holla e gjurmë të tyre. Sipër tyre Ai kishte vendosur mirësi shumë të vyera të panumërta. Atëherë ai u bëri ftesë njerëzve të Tij dhe vartësve nga të gjitha viset e tokës së tij për t’i gostitur e për të parë shfaqjen.