Translations:On Dördüncü Söz/127/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në të vërtetë, ngjarje të tilla ndodhin me urdhrin e të Gjithurtit Mëshirëplotë dhe ato gjithmonë e transformojnë pasurinë e përkohshme të besimtarëve në një barasvlerë të lëmoshave dhe e bëjnë atë të përhershme. Ato janë shlyerje për mëkatet që burojnë nga mos- mirënjohja për mirësitë.

    Sigurisht do të vijë një ditë kur kjo tokë e nënshtruar do ta gjejë fytyrën e saj të shëmtuar dhe të mërzitshme për shkak se shirku, idhujtaria e veprave të njeriut e kanë njollosur e nxirë stolinë e saj dhe për shkak se mohimi e mosmirënjohja e kanë ndotur atë. Atëherë ajo do ta fshijë faqen e saj me një tërmet të fuqishëm, nëpërmjet urdhrit të Krijuesit dhe do ta pastrojë atë, dhe po me urdhrin e All-llahut ajo do t’i hedhë ata të cilët i përshkruan ortakë All-llahut në zjarrin e Ferrit; dhe do t’u thotë atyre që dhanë falënderime, “Ejani dhe hyni në Parajsë!”