Translations:On Dördüncü Söz/145/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    U tha në përgjigjje të kësaj pyetje: Për ta është një shfaqje e Mëshirës brenda zemërimit të asaj fatkeqësie, sepse pasuritë kalimtare të atyre të pafajshmëve do të fitojnë përjetësi në Ahiret dhe do të ruhen për ta si lëmosha, si sadeka; Sa për jetën e tyre të përkohshme, ajo do të transformohet në jetë të përhershme me çfarë fiton një lloj flijimi, martirizimi, domethënë ajo fatkeqësi e torturë për ata është si një lloj mëshire Hyjnore brenda zemërimit të Tij, pasi me vështirësinë dhe ndëshkimin e përkohshëm, relativisht të vogël, tërmeti u jep atyre një mirësi e përfitim të madh e të përhershëm.