Translations:On Dördüncü Söz/155/sq
Për shembull, kundërshtimi i padrejtë dhe i lig i bërë nga njerëzimi në kohët e fundit, që u përhap e përfshiu botën, saqë bëri të inatosen edhe elementet universalë; madje u shfaq Atributi Hyjnor, Krijuesi i tokës dhe i qiejve me cilësinë Mbështetësi dhe Sunduesi i të gjitha botëve – jo me cilësinë e një titulli të veçantë – Krijuesi i të gjithë universit në sferën e gjërë universale të Hyjnisë së Tij, dhe Sunduesi dhe Mbështetësi i të gjitha botëve, e goditi njerëzimin me fatkeqësi me pasoja të përgjithshme si luftërat botërore, tërmetet, stuhitë, përmbytjet dhe ciklonet. Të gjitha ato janë për ta zgjuar këtë njeri të pavëmendshëm në pakujdesinë e tij dhe për ta nxitur që të largohet nga kryeneçësia e tij dhe nga tirania, që t’ia bëjë të njohur Krijuesin e tij, të Cilin ai nuk dëshiron ta njohë. Dhe kështu Zoti xh.sh. nëpërmjet tyre demonstroi në formën më të qartë urtësinë e Tij, fuqinë, drejtësinë, vetekzistencën, vullnetin dhe sundimin e Tij. Por pavarësisht nga kjo djajtë idiotë prej atyre që janë në formën njerëzore, u përgjigjën këtyre shenjave universale Hyjnore dhe disiplinimeve Hyjnore me një kryeneçësi prej budallai, duke thënë: “Është natyra”. Është një shpërthim i disa shtresave nën tokë dhe thjesht rastësi. Është përplasja e nxehtësisë së diellit me elektricitetin, e cila ndodhi në Amerikë dhe të gjitha makineritë e pajisjet ndaluan për pesë orë, gjë që bëri që atmosfera në Krahinën Kastamonu të skuqej dhe të merrte pamjen e një flakërimi.” Ata shprehin gjepura e gjëra të pakuptimta si këto.