Translations:On İkinci Söz/75/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Studenti i sinqertë i filozofisë është një “faraon”, por ai është një faraon i përbuzur, pasi ai adhuron gjënë më të ulët për hir të dobisë së tij; dhe ai merr si Zotin e tij çdo gjë prej të cilës ai përfiton. Pastaj ai student i pafe është ‘kryeneç e i pabindur”, por ai është një kryeneç i mjerë që pranon poshtërimin më të pafund për hir të një kënaqësie; dhe ai është një kokëfortë i ulur, pasi poshtërohet dhe u nënshtrohet individëve si shejtanë, duke u puthur këmbët atyre, për hir të disa dobive të ulëta. Ai student i pa fe është “mendjemadh e despot”, por meqenëse nuk mund të gjejë asnjë pikë mbështetjeje në zemrën e tij, ai është mburravec i pafuqishëm. Është “egoist e vetëdashës” që nuk sheh veçse veten e tij. Kështu qëllimi dhe përpjekja e tij është vetëm të kënaqë dëshirat e tij shtazore; është një “egoist tinëzar” që i kërkon interesat e tij personale brenda interesave kombëtare.