Translations:On İkinci Söz/76/sq
Ndërsa studenti i sinqertë i urtësisë së Kur’anit është një shërbëtor, por ai nuk përulet për të adhuruar as më të madhen e krijesave; ai është një rob i vlerësuar i cili nuk e merr as parajsën, atë mirësi të madhe, si qëllimin e adhurimit të tij. Prandaj ai është një student modest, i drejtë dhe i butë, por ai nuk e ul dhe nuk e poshtëron vetveten përpara ndonjë gjëje përveç Krijuesit të tij dhe nuk vepron veçse brenda kënaqësisë së Tij. Pastaj ai është i varfër dhe i dobët dhe e njeh varfërinë dhe dobësinë e tij, por ai është i vetëmjaftueshëm për shkak të pasurisë në të cilën Zoti i tij Gjithëbujar ka depozituar për të në botën tjetër, ai është i fuqishëm sepse mbështetet tek Fuqia e pafund e Krijuesit të tij. Dhe ai vepron e lufton vetëm për hir të Zotit, për kënaqësinë e Zotit dhe për virtytet.