Translations:On İkinci Söz/82/sq
Sa për urtësinë e Kur’anit; ajo merr si pikë mbështetjeje “të vërtetën” në vend të “forcës”, dhe në vend të “përfitimeve” merr si synim e qëllim “kënaqësinë e Zotit xh.sh. dhe virtytet.” Ai e konsideron themelore në jetë “parimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë” në vend të parimit të “konfliktit.” Ai në lidhje me “komunitetet” pranon “lidhjet e fesë, të llojit dhe të atdheut” në vend të “racizmit dhe nacionalizmit.” Qëllimet e tij janë të vendosë pengesa përpara sulmeve të paligjshme të dëshirave të ulëta të nefsit dhe për të nxitur shpirtin për tek çështjet e larta, për të kënaqur ndjenjat e larta e për t’i kurajuar ato drejt plotësimeve njerëzore, dhe që ta bëjë atë një qënie të vërtetë njerëzore...