Translations:On İkinci Söz/86/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    I pari: Një mbret ka dy mënyra bisedimi dhe dy forma adresimi. Njëra është të folurit e veçantë nëpërmjet një telefoni privat me një nga nënshtetësit e tij të thjeshtë lidhur me ndonjë çështje të pjesshme, e për ndonjë nevojë private. Tjetra, është të folurit në emrin e sovranitetit më të madh, dhe me titullin e kalifatit më të madh me madhështinë e sundimit të përgjithshëm dhe me synimin e përhapjes së urdhrave mbretërore në horizonte; atë mënyrë të foluri –ose bisedimi– ai e zhvillon me një nga të dërguarit e tij ose me ndonjë zyrtar të lartë... Të foluit me një ton urdhërues që shpjegon madhështinë e Tij.