Translations:On İkinci Söz/87/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Krahasimi i dytë: Një njeri mban një pasqyrë të drejtuar lart nga dielli. Ai merr dritë që përfshin shtatë ngjyrat sipas kapacitetit të pasqyrës. Ai njeri bëhet i lidhur me diellin nëpërmjet asaj lidhjeje dhe bisedon me të. Në qoftë se ai do ta kthente pasqyrën e mbushur me dritë drejt shtëpisë së tij të errët ose drejt kopshtit të tij të mbuluar me një strehë, ai do të përfitojë dritë jo sa shkalla e madhësisë së diellit, por sipas shkallës së kapacitetit të pasqyrës.