Translations:On İkinci Söz/91/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kur’ani ka ardhur nga Emri më i Madh Hyjnor dhe nga niveli më i lartë i çdo Emrit Hyjnor... Dhe ai është Fjala e All-llahut me cilësinë e Tij Zoti i të gjitha botëve. Ai është urdhëri i All-llahut me cilësinë e Tij Zoti i të gjitha qënieve. Dhe Ai është fjalimi i All-llahut me cilësinë e Tij Krijuesi i qiejve dhe i tokës; ai është një ligjeratë e lartë me cilësinë e Hyjnisë Absolute. Dhe Ai është adresimi i All-llahut të parapërjetësisë me Emrin e Sovranitetit më të madh Hyjnor. Dhe Ai është regjistri i mirësive të të Gjithëmëshirshmit të Vetëm që buron nga mëshira e Tij e gjërë dhe që rrethon gjithçka. Dhe Ai është një koleksion i mesazheve Hyjnore që shpjegojnë madhështinë e Hyjnisë, meqë në fillimet e disave prej tyre ndodhen shifra e simbole. Dhe Ai është libri i shenjtë që përhap urtësinë duke zbritur nga gjithëpërfshirja e Emrit më të madh, dhe shikon Arshin më të lartë në përgjithësi dhe e kontrollon.