Translations:Otuz Birinci Söz/262/sq
Tani, në qoftë se ai komandant i përgjithshëm do t’i besonte një ushtari të thjeshtë një detyrë që ka të bëjë me të gjitha sferat e ushtrisë, në qoftë se dëshiron ta gradojë atë në një rang ku ai mund ta shikojë secilën sferë, ashtu si një inspektor, dhe vetë të shikohet, atëherë, sigurisht ai do t’i shkaktojë atij të bëjë një turn inspektimi për të gjitha sferat, duke filluar nga ajo e rreshterit e duke përfuduar tek ajo më e madhja, me qëllim që t’i shikojë ato dhe të shihet prej tyre. Pastaj ai e merr atë në praninë e tij, dhe duke e nderuar atë me bisedimin e Tij, dhe duke i dhënë atij një dekoratë dhe një dekret, do ta dërgojë atë prej ku erdhi menjëherë, në çast.