Translations:Otuz Birinci Söz/332/sq
Së katërti: Historia dhe biografia e Profetit (A.S.M) tregojnë se Ai ngopi e shuajti etjen e një ushtrie me ujë duke vërshuar nga gishtërinjtë e Tij, se në prani të një xhemati të madh në xhami, një trung i thatë, tek i cili mbështëtej Profeti Alejhis-salatu ves-selam, rënkoi si një deve për shkak se po ndahej prej Tij kur Ai ngjitej në minber (predikatore), dhe se Ai dallohej me mijëra mrekulli të dëshmuara nga vërsetet e Kur’anit, të tilla si: وَ ان۟شَقَّ ال۟قَمَرُ “Dhe Hëna u ça më dysh”, duke iu referuar çarjes në dysh të hënës dhe të verifikuara nga ata të cilët i hetuan ato.