Translations:Otuz Birinci Söz/341/sq
Gjithashtu, Sundimtari i Gjithurtë i universit dëshiron, nëpërmjet një të Dërguari t’i bëjë qëniet e përgjegjshme të zgjidhin gjëagjëzën e errët që përmban synimin dhe qëllimin e ndryshimit dhe të transformimeve në univers dhe të shpjegojë enigmën e tre pyetjeve të ngatërruara:
- Nga erdhën qëniet?
- Ku do të shkojnë? dhe
- Çfarë janë ato?
Përsëri, në mënyrë të vetëkuptueshme, ishte Muhammedi Alejhis-salatu ves-selam, i Cili në përgjigjje të kësaj dëshire të Sundimtarit të Gjithurtë, përmes të vërtetave Kur’anore, sqaroi misterin dhe zgjidhi enigmën në mënyrën më të qartë e gjithëpërfshirëse.