Translations:Otuz Birinci Söz/360/sq
Sepse, ndonjëherë ndërsa ti shpreh një fjalë të mirë gjatë ditës në gjendje zgjimi, ajo mund të të shfaqet ty në ëndërr në formën e një molle të shijshme dhe ti e ha atë. Dhe ndonjëherë kur ti shpreh një fjalë të keqe, që ti e shpreh gjatë ditës, ti e gëlltit atë gjatë natës në ëndërr në formën e diçkaje të hidhur. Dhe në qoftë se ti shpif e përgojos, ti detyrohesh ta hash atë në formën e mishit të vdekur. Atëherë, fjalët e mira dhe fjalët e shëmtuara që ti thua në gjumin e kësaj bote, do t’i hash në formën e frutave në Botën e Ahiretit, e cila është bota e vetëdijes. Dhe kështu ti nuk duhet ta konsiderosh si të pamundur ngrënien e tyre.