Translations:Otuz Birinci Söz/403/sq
PIKA E DYTË: Shumica e dijetarëve më të shquar, si Sa’d Taftazani, kanë deklaruar se: “Çarja e Hënës më dysh” është vërtetuar me unanimitet sikur shuajtja e etjes së të gjithë ushtrisë me ujin që vërshoi nga gishtërinjtë e Tij, apo rasti kur i gjithë xhemâti patën dëgjuar vajtimin e një trungu druri të thatë tek i cili mbështëtej ndërsa mbante predikim, për shkak se po ndahej prej Profetit (A.S.M). Domethënë, këto ngjarje nga grupi në grup i ka transmetuar ashtu një grupacion i madh, saqë një përbetim -ose komplot- për të gënjyer do të kishte qenë i pamundur. “Çarja e Hënës” është pranuar me “Konsensus në Kuptim”, ashtu siç janë pranuar shfaqja e bishtit të kometës “Halej” para njëmijë vitesh dhe ekzistenca e ishullit Cejlon të cilin ne nuk e kemi parë.” Dhe kështu, është e paarsyeshme të ushqesh dyshime të pabaza në çështje të tilla të sigurta e të dëshmuara. Është e mjaftueshme se ato mund të ndodhin, ato nuk janë të pamundshme. Dhe sa për çarjen në dysh të hënës, ajo është aq e mundur sa çarja e një mali me një shpërthim vullkanik.