Translations:Otuz İkinci Söz/623/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kjo pemë ka të paktën dhjetë mijë fruta dhe çdo frut ka jo më pak se qindra farëra me fletë, domedhënë të gjithë këto dhjetë mijë fruta dhe milionat prej farërave, së bashku, janë ato tek të cilat shfaqen një art dhe një aktivitet Krijues për një çast. Ndërsa qendra e formimit të pemës është e pranishme në rrënjët e saj, në trungun dhe në bërthamën thelbësore, nëpërmjet një manifestimi të Dëshirës Hyjnore dhe të një kondensimi e ngjeshje të urdhërit Hyjnor, të cilat mund të përshkruhen si të pjesshme, të individualizuara dhe nyje të jetës (lidhje, bashkim); ato gjithashtu janë të pranishme në majet e të gjitha degëve të tij, brenda çdo fruti dhe pranë çdo fare, saqë ajo qendër formimi nuk lë ndonjë gjë të mangët për asnjë pjesë të anëtarëve të pemës, aty ato nuk janë pengesë për njëra-tjetrën. Pema formohet nëpërmjet tyre.