Translations:Otuz İkinci Söz/635/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ato e kthejnë shikimin e tyre nga shumësia për tek Uniteti. Secila nga ato thotë nëpërmjet unitetit të gjuhës së saj: “Mos e lër shikimin tënd të bredhë gjithandej kësaj peme madhështore e të shpërndarë me qëllim që të mos bëhesh i shpërmendur e i hutuar, sepse brenda nesh është gjithçka që gjendet tek ajo; shumësia e saj përfshihet brenda unitetit tonë.” Dhe madje, ndërsa çdo farë, e cila është si zemra e frutit, është një pasqyrë materiale duke vërtetuar Unitetin Hyjnor, ajo gjithashtu përmend e reciton në faljen e heshtur të zemrës së saj ato prej Emrave Hyjnorë që pema madhështore i reciton në faljen e saj të shprehur hapur.