Translations:Otuz İkinci Söz/642/sq
Kështu, shkalla e ringjalljes në të cilën ajo është e domosdoshme për të gjithë për ta besuar, është kjo: “Pasi vdesin qëniet njerëzore, shpirtërat largohen për tek një botë tjetër. Dhe trupat e tyre kalben me përjashtim të një qelize të vockël nga baza e shpinës, kurrizit, e cila do të veprojë si një farë dhe emërohet si ‘Axhb edh-Dheneb’; ajo mbetet e paprekur, e padëmtuar, dhe në Ditën e Ringjalljes, Zoti i Plotfuqishëm, duke qëndruar i përjetshëm do ta krijojë trupin njerëzor nga ajo dhe do t’ia kthejë shpirtin e tij asaj.