Translations:Otuzuncu Söz/273/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po, në të vërtetë, duke kryer detyrat e saj të rëndësishme me vetëdije dhe duke mbajtur pesha të mëdha, pavarësisht qënies së saj të pafuqishme dhe të pajetë, një grimcë jep dëshmi vendimtare për Ekzistencën e Ekzistuesit të Vetëm të Domosdoshëm. Dhe duke iu përshtatur rregullit të përgjithshëm të veçantë për çdo vend që ajo futet, dhe duke zënë vend kudo sikur të ishte atdheu i saj, ajo dëshmon Unite- tin e All-llahut dhe Njësinë e Ekzistuesit të Vetëm të Domosdoshëm i cili është Pronari i të gjitha gjërave të dukshme dhe i atyre të dimensio- neve të brendshme të tyre, pra, të gjërave të padukshme. Domethënë, ai që i ka në pronësi grimcat, duhet gjithashtu të jetë edhe pronar i të gjitha vendeve ku ato shëtisin. kështu, meqenëse peshat e grimcës janë tej mase të rënda dhe detyrat e saja janë të pafundme, grimca demonstron se është e lëvizshme dhe vepron me urdhrin e të plotëfuqishmit absolut, me emrin e tij dhe me fuqinë e tij.

    Dhe fakti se ajo përshtatet sikur ta njihte rregullin e përgjithshëm të kozmosit dhe futet në secilin vend pa pengesë tregon se ajo vepron nëpërmjet fuqisë dhe urtësisë së një të Gjithëdituri të Vetëm Absolut.