Translations:Yirmi Dördüncü Söz/287/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    po ashtu, ai që nuk mund të arrijë shkallën më të lartë të Emrave si El-Kadiru, i Plotëfuqishmi, El-Muhji, Jetëdhënësi, si dhe Emra të tjerë nëpërmjet trashëgimisë së profetësisë së Muhammedit (A.S.M.), ai e beson Ringjalljen e madje dhe Kijametin e Madh dhe i pranon ato me imitim, duke thënë: “Ato nuk janë çështje që mund të kuptohen nëpërmjet arsyes, sepse realiteti i Ringjalljes dhe i Ditës së Gjyqit është një shfaqje e Emrit më të Madh dhe e shkallës më të lartë e disa Emrave të tjerë. Atëherë ai që shikimi i të cilit nuk është ngjitur tek ajo shkallë, është i detyruar t’i besojë ato nëpërmjet imitimit. Ndërsa ai që mendja e të cilit ka depërtuar atje, e shikon Ringjalljen dhe Kijametin aq lehtë si ditën dhe natën, dhe si pranverën e dimrin, dhe e pranon atë me lehtësinë e mendjes.