Translations:Yirmi Dördüncü Söz/298/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Parimi i gjashtë: Ndodhen disa thënie të cilat duke u bërë të njohura botërisht, janë bërë si proverba. Kuptimet e tyre të vërteta nuk merren në konsideratë, pra, proverbat nuk shikohen tek kuptimi i tyre i mirëfilltë, por shikohen tek qëllimi për tek i cili ato nxisin, domethënë për çfarë qëllimi u përhapën ato. Prandaj disa tregime dhe fabula që janë bërë të mirënjohura midis njerëzve në këtë mënyrë, Profeti i Nderuar Alejhis Salatu Ves-selam i ka treguar në formën e krahasimeve dhe të metaforave për qëllim udhëzimi. Në qoftë se ka ndonjë gabim në kuptimet e vërteta të këtij lloji të çështjeve, ai u përket zakoneve dhe traditave të njerëzve dhe mënyrës që u ka kaluar atyre.