Translations:Yirmi Dördüncü Söz/381/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Një lloj tjetër nga këta bilbilë janë të ditës. Ditën, në pranverë dhe në verë, ato ua shpallin mëshirën e të Gjithëmëshirshmit dhe të Mëshirëplotit të gjitha qënieve të gjalla nga predikatoret e pemëve me zërat e tyre tingëllues, me këngët e holla dhe me lavdërimet poetike. Ashtu si udhëheqësi i një tubimi për recitimin e Emrave të Zotit xh. sh. që i bën të bien në ekstazë ata që marrin pjesë, po ashtu të gjitha krijesat duke dëgjuar fillojnë të lavdërojnë Krijuesin e gjithëlavdishëm secila në gjuhën e saj të veçantë dhe me një zë të veçantë. Domethënë, çdo lloj nga qëniet, madje edhe yjet, kanë një kryerecitues dhikri të veçantë për ta, dhe bilbilin e tij të veçantë duke kënduar e duke recituar me dritat e tij.