Translations:Yirmi Dördüncü Söz/389/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kategoria e katër: Janë “Qëniet njerëzore,” të cilët janë një lloj shërbëtorësh në pallatin e universit; ku njeriu u ngjason melekëve nga njëri aspekt, dhe u ngjason kafshëve nga një aspekt tjetër. Njeriu u ngjason melekëve për sa ka të bëjë me universalietin e adhurimit, shtrirjen e mbikëqyrjes dhe me gjithëpërfshirjen e njohurisë, dhe me qënien e tij thirrës për tek Hyjnia, madje ai është më gjithëpërfshirës se sa melekët. por meqenëse njeriu ka një nefs oreksmadh që është i prirur drejt të keqes, në kundërshtim me melekët, ai i nënshtrohet përparimit të rëndësishëm dhe tatëpjetës e rënies. Gjithashtu, meqenëse në punën e tij njeriu kërkon kënaqësi për nefsin e tij dhe një pjesë për vetveten, ai i ngjason një kafsheje. Meqenëse kjo është kështu, njeriu ka dy rroga: E para është e pjesshme, shtazore, dhe e menjëhershme; ndërsa e dyta është engjëllore, universale, e shtyrë dhe më e vonë.