Translations:Yirmi Dördüncü Söz/400/sq
Në të vërtetë, njeriu së pari do vetveten, pastaj do të afërmit e tij, pastaj kombin e tij, pastaj të gjallët nga krijesat, pastaj universin dhe pastaj dynjanë. Ai është i lidhur me të gjitha këto sfera. Ai mund të gjejë kënaqësi tek kënaqësia e tyre dhe dhimbje tek dhimbja e tyre, Megjithatë, meqenëse asgjë në këtë botë nga ndryshimet dhe nga revolucionet e shpejta, si era, nuk është e qëndrueshme, zemra e njeriut të mjerë plagoset përherë. Gjërat pas së cilave ai kapet janë pikërisht ato që e plagosin duke u larguar prej tij, madje ato ia presin dorën e tij, prandaj njeriu mbetet në dëshpërim të përkohshëm, ose ndryshe bëhet i dehur nëpërmjet pakujdesisë.