Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/103/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    “Është një e vërtetë e madhe se çdo qënie varet nga Vullneti Hyjnor dhe nga Fuqia Hyjnore në çdo aspekt; në të gjitha funksionet e saj, në cilësitë dhe në veprat. Për shkak të madhështisë e të gjërësisë së saj, mendjet tona të ngushta nuk mund ta kapin atë.

    Megjithatë, bollëku i pafundmë që ne shohim përreth nesh, dhe lehtësia e pakufishme në krijimin e në formimin e gjërave dhe, kollajllëku i pafundmë e lehtësia në rrugën e Unitetit, e cila u vërtetua nëpërmjet provave të tua më parë, dhe lehtësia e pafundme që vërsetet e Kur‟anit si këto që vijojnë demonstrojnë qartë dhe shpjegojnë se

    مَا خَل۟قُكُم۟ وَلَا بَع۟ثُكُم۟ اِلَّا كَنَف۟سٍ وَاحِدَةٍ ۝ وَمَٓا اَم۟رُ السَّاعَةِ اِلَّا كَلَم۟حِ ال۟بَصَرِ اَو۟ هُوَ اَق۟رَبُ

    “Krijimi i ju të gjithëve dhe ringjallja e ju të gjithëve janë si (krijimi e ringjallja) e një njeriu të vetëm”,([1]) dhe “...Dhe çështja e orës (çastit të fundit) është sa një „hap e mbyll sytë‟ ose edhe më afër”;([2]) ato e tregojnë këtë të vërtetë madhështore të jetë një çështje që është më e pranueshmja dhe më e arsyeshmja. Cila është arsyeja dhe sekreti i kësaj lehtësie?

    1. Kur‟an, 31:28
    2. Kur‟an, 16:77