Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/27/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kjo për arsye se trupi i vockël i një mize është i lidhur me shumicën e elementeve dhe të shkaqeve në univers; madje ai është një përmbledhje e tyre; në qoftë se krijimi i tij nuk do t‟i atribuohej fuqisë Absolute Hyjnore, do të bëhej e domosdoshme që ato shkaqe materiale të ishin vetë të pranishëm në afërsi të menjëhershme të trupit të mizës, madje do të bëhej e domosdoshme që të hynin në trupin e saj të vogël, madje do të duhej të hynin në qelizën e syrit e cila përfaqëson modelin e trupit, sepse shkaqet në qoftë se janë të një natyre materiale është e domosdoshme që ato të jenë të pranishme në afërsi të menjëhershme dhe brenda efekteve të tyre. Dhe kjo do të bënte të domosdoshme të pranosh se pjesët përbërëse dhe elementet e universit të jenë fizikisht të pranishëm brenda asaj qelizeje të vockël, dhe të punojnë në atë qelizë shumë të vockël me mjeshtëri të lartë dhe me një harmoni si një mjeshtër.