Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/51/sq
Në qoftë se ajo aftësi do t‟i atribuohej fuqisë së Krijuesit të Gjithëlavdishëm e Fuqiplotë, atëherë do të duhej medoemos që të gjendej në atë grusht dheu një makineri jolëndore natyrore e veçantë për çdo lule, ose përndryshe nuk do të mund të shfaqeshin lloje lulesh e frutash që ne i shohim në ekzistencë!
Kjo është për shkak se lënda nga e cila përbëhen farërat, si spermat e vezët, është e njëjta. Domethënë, ato përbëhen nga një përzierje si brumë pa një formë të caktuar prej oksigjeni, hidrogjeni, karboni dhe nga azoti. Së bashku me këtë, meqenëse ajri, uji, nxehtësia dhe drita secila prej këtyre është e thjeshtë, e pavetëdijshme dhe vërshojnë kundra gjithçkaje si rryma, fakti se të gjitha format e ndryshme të atyre luleve shfaqen nga dheu në mënyrën më të mirërregulluar e artistike, në mënyrë të vetëkuptueshme e të domosdoshme kërkon që të jenë të pranishme në grushtin e dheut fabrika dhe shtypshkronja jolëndore të zvogëluara sa numri i fabrikave dhe i shtypshkronjave në Europë me qëllim që të endin këtë numër të madh të pëlhurave të gjalla dhe mijërat e tekstileve të ndryshme të qëndisura.