Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/6/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Përgjigjja: Fakti se ata nuk mund as ta shohin realitetin e rrugës së tyre, as anën e brendshme të metodës së tyre, as nuk kanë kapur „Pamundësitë‟ -që ua kërkon rruga e tyre- dhe gjërat e prishura e të paarsyeshme që ua kërkon medoemos metoda e tyre, dhe ato që janë përmendur në fillimin e çdo pamundësie vijnë në këtë trajtesë. ([1])

    Unë jam krejtësisht i gatshëm të shpjegoj me hollësi dhe ta provoj nëpërmjet argumenteve të qarta e vendimtare për ata që i bëjnë dyshimet dhe t‟ua shpjegoj atyre në mënyrë të shtjelluar e të detajuar.

    1. Shtytësit më të fortë për të shkruar këtë trajtesë ishin sulmet që bëheshin kundra Kur'anit nga ata të cilët e quajtën bestytni çdo gjë që medjet e tyre të prishura nuk mund ta kapnin, të cilët përdornin Natyrën për të justifikuar mosbesimin dhe të cilët i nënvlerësonin të vërtetat e besimit në mënyrën më agresive e të shëmtuar. Ato sulme ndozën në zemrën time një zemërim të madh i cili rezultoi që ata ateistë të çoroditur dhe ata shtrembërues të së vërtetës të merrnin shuplaka të forta e të rrepta. Përndryshe, rruga e ndjekur përgjithësisht nga Risale-i Nuri është e shtruar, e sjellshme dhe bindëse.