Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/67/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    “Këto gjëra kërkojnë një shkak që t‟i sjellë në ekzistencë dhe nuk ka gjë që të ketë lidhje më të madhe me to se sa ky bllok shënimesh. Dhe unë nxjerr një përfundim të arsyeshëm nga kjo se ky „Bllok shënimesh‟, me ligjet e shkrimit dhe të fshirjes që ai përmban, është ai i cili i ka sjellë në ekzistencë këto gjëra përderisa unë nuk shoh të mirë të besoj në Krijuesin e Gjithëlavdishëm, pavarësisht se mendja e shëndoshë do ta refuzonte krejtësisht, brenda arsyetimit të saj, që t‟ia atribuonte çështjet e Hyjnisë absolute, të cilat kërkojnë fuqi absolute, këtij „Blloku shënimesh‟ të verbër, të shurdhët e të pafuqishëm.

    Ne themi: