Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/71/sq
Tamam si ky krahasim, një ateist i cili pajtohej me mendimin materialist, mendim i cili është mohim dhe trullosje e pastër, hyri në univers, i cili është një kazermë madhështore dhe e shkëlqyeshme e ushtarëve të Monarkut të Gjithëlavdishëm, dhe është një xhami e mirërregulluar e Atij të Adhuruari të Vetëm të Parapërjetshëm. Ai i imagjinoi ligjet jolëndore të rregullit të universit, të cilat burojnë nga “Urtësia” e Krijuesit të Parapërjetshëm që secili prej tyre të kishte një ekzistencë materiale e fizike; dhe i supozoi ligjet teorike të Sovranitetit të Hyjnisë dhe rregullat dhe urdhëresat e Sheriatit më të madh, Sheriatit të krijimit, të cilat janë jolëndore dhe ekzistojnë vetëm si njohje, i supozoi secilin prej tyre të ketë një ekzistencë të jashtme, lëndore e fizike..
Por t‟i vendosësh në vend të fuqisë Hyjnore ato ligje, të cilat burojnë nga atributet e Njohjes Hyjnore dhe Fjalës Hyjnore dhe të cilat ekzistojnë vetëm si njohje, dhe t‟ua atribuosh krijimin atyre; pastaj t‟u japësh atyre emrin “Natyrë” dhe ta vlerësosh forcën që është vetëm një manifestim i fuqisë Hyjnore, të jetë pronarja e një fuqie vepruese dhe e plotëfuqishme e pavarur në vetvete:
A ka injorancë e marrëzi më të madhe se sa kjo? A nuk është kjo një injorancë një mijë herë më e madhe se sa injoranca në krahasim?