Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/78/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Përgjigjja: Nëpërmjet fuqisë së Tij Absolute, Skalitësi i parapërjetshëm në mënyrë të vazhdueshme ripërtërin manifestimet e pafundme të Emrave të Tij me qëllim që t‟i shfaqë ato në mënyra gjithmonë të ndryshme. Dhe nëpërmjet kësaj ripërtëritje të vazhdueshme, Ai krijon identitetet dhe tiparet e veçanta në gjëra në një mënyrë të tillë saqë asnjë mesazh i të Adhuruarit të Përjetshëm apo libër Hyjnor nuk mund të jetë i njëjti si ndonjë libër tjetër, dhe asnjë krijesë nuk i ngjason plotësisht një krijese tjetër. Prandaj, secila do të ketë tipare të ndryshme me qëllim që të shprehin kuptime të ndryshme.