Translations:On İkinci Söz/112/sq
Në qoftë se e ke kuptuar misterin e çmueshëm e këtij parimit të katërt, ti mund të kuptosh se shpallja kryesisht u vjen profetëve nëpërmjet një engjëlli, ndërsa inspirimi vjen pa ndërmjetësues. Dhe ti gjithashtu do të kesh kuptuar misterin, se shenjtori më i madh nuk mund të arrijë nivelin e asnjë profeti. dhe gjithashtu ti do të kesh kuptuar lartësinë e Kur’anit dhe madhështinë e tij të shenjtë dhe misterin e mrekullisë së tij të lartë. Dhe gjithashtu ti duhet të kesh kuptuar misterin e domosdoshmërisë së Miëraxhit të profetit Muhammed (A.S.M.) domethënë që ai udhëtoi nëpër qiej, deri tek pema më e skajshme Sidretul Munteha,, deri tek largësia sa dy harqe ose edhe më afër, dhe atje i bëri lutje të Gjithëlavdishmit, اَقْرَبُ اِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ الْوَر۪يدِ i Cili është më afër tij se sa vena e qafës së tij, dhe pastaj sa çel e mbyll sytë u kthye tek vendi i tij...