Translations:On İkinci Söz/63/sq
Njëherë, një sundimtar i shquar i cili ishte edhe fetar, edhe mjeshtër i talentuar, deshi ta shkruante Kur’anin Gjithurtësi me një shkrim që t’i përshtatej shejntërisë së kuptimeve të tij dhe mrekullisë në fjalët e tij; dhe deshi t’i vishte Kur’anit një veshje të qëndisur në mënyrë të jashtëzakonshme që t’i shkonte mrekullisë së kalibrit të tij më të lartë.
Dhe kështu, sundimtari skalitës e shkruajti Kur’anin në mënyrë vërtet të mrekullueshme. Ai përdori të gjithë xhevahiret dhe gurët e tij të çmuar në shkrimin e tij. Me qëllim që të tregojë shumëllojshmërinë e të vërtetave të tij të mëdha, Ai i shkroi disa nga shkronjat e tij konkrete (të trupëzuara) me diamant e smerald, disa me rubin e margaritar, disa lloje të tjera me brilante e merxhanë, ndërsa të tjerat i shkroi me ar e argjend. Ai e stolisi dhe e zbukuroi në një mënyrë të tillë saqë gjithkush që e shikoi, si ata që dinin ta lexonin dhe si ata që nuk dinin, e admironin dhe mbetën të mahnitur. Në mënyrë të veçantë, në këndvështrimin e njerëzve të së vërtetës, të cilët perceptuan se bukuria e jashtme ishte një tregues i bukurisë së ndritshme dhe i stolisë tërheqëse të kuptimeve të tij, ai u bë për ta antika më e çmueshme.