Translations:On İkinci Söz/72/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Sa për filozofinë të cilën ata e quajnë filozofi natyrale ose shkencë, ajo është zhytur tek zbukurimet e shkronjave të qënieve dhe tek lidhjet e tyre, dhe është bërë e shushatur; ajo e ka ngatëruar rrugën e realitetit. Ndërsa shkronjat e këtij libri të madh –universit– duhet të shikohen duke mbajtur një kuptim tjetër, domethënë ato shkronja tregojnë Shkruesin e tyre, Krijuesin, kurse ajo –filozofia– nuk ka vepruar kështu; ajo i shikon qëniet të tregojnë vetveten. Domethënë, ajo i shikon qëniet për vetë qëniet e tyre, dhe i ka diskutuar ato në këtë mënyrë. Kështu, në vend që të thotë “Sa bukur janë bërë ato!” ajo thotë “Sa të bukura janë!” dhe i ka bërë ato të shëmtuara. Duke vepruar kështu, filozofët kanë fyer universin dhe e kanë bërë atë të ankohet për ta. Në të vërtetë, filozofia pa fe është një sofistikë e divorcuar nga realiteti dhe është një fyerje ndaj universit.