Translations:On İkinci Söz/88/sq
Ndërsa një njeri tjetër e le pasqyrën, ai hap dritaret e gjëra nga shtëpia e tij ose nga mbulesa sipër kopshtit të tij drejt diellit; ai hap rrugë për tek dielli në qiell. Ai zhvillon bashkëbisedim me dritën e përhershme të diellit të vërtetë, dhe flet me të dhe thotë me mirënjohje nëpërmjet gjuhës së gjendjes së tij: “O bukuria e botës, që praron e zbukuron faqen e tokës me dritën tënde dhe i bën fytyrat e luleve të buzëqeshin! O bukuria e qiejve, o dielli i bukur! Ti e ke furnizuar shtëpinë time të vogël dhe kopshtin me dritë e nxehtësi ashtu siç i dhe të gjithë botës dritë e nxehtësi”. Ndërsa njeriu i mëparshëm me pasqyrë nuk mund të bisedojë me diellin në këtë mënyrë, pasi reflektimi dhe ndikimet e dritës së diellit janë të kufizuara brenda caqeve të pasqyrës dhe ngushtimit të saj. Ato janë të kufizuara në përputhje me kapacitetin e asaj pasqyre dhe sipas kapacitetit të marrjes së dritës.