Translations:On Beşinci Söz/142/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shembull, dhe nuk ka gabim në krahasim ne shohim se një mbret ka shumë tituj të ndryshëm dhe Emra që lidhen me zona të ndryshme të sundimit të tij. Për shembull, në sistemin juridik ai njihet me emrin e “Gjykatësit të Drejtë”; në ushtri njihet si “Komandant i Përgjithshëm”, në zyrën e Shejhul Islamit, njihet si “Kalif”, dhe në administratë shtetërore njihet si “Sulltan”. Nënshtetasit e Tij të bindur e quajnë Atë “Mbreti Mëshirëplotë”, ndërsa kundërshtarët e quajnë Atë “Sundimtari Dënues”. Ti mund të sjellësh shembuj të tjerë krahasimi me këtë.

    Kështu, ndonjëherë ndodh që një mbret i lartë i tillë si Ai nënshtetasit e të Cilit janë të gjithë nën fuqinë e Tij, nuk lëshon urdhër për t’u ekzekutuar një rebel i pafuqishëm dhe i përbuzur, por e dërgon tek një gjykatë me emrin e tij Gjykatësi i drejtë. Gjithashtu Ai e njeh një nëpunës që është i aftë dhe i ndershëm dhe që meriton të favorizohet. Megjithatë, ai nuk e favorizon atë me njohjen e tij të veçantë nëpërmjet një telefoni privat. Ai hap një fushë konkursi, organizon një pritje zyrtare, urdhëron ministrat e tij dhe i bën ftesë popullit që të shikojë konkursin, pastaj e shpërblen atë zyrtar me titujt e Tij që lidhen me madhështinë e sovranitetit dhe me administratën e qeverisë. Pastaj e bën publike shpërblimin e tij në atë fushë për qëndrueshmërinë e tij dhe për sjelljen e drejtë, domethënë, e nderon atë dhe e favorizon në prani të një asambleje të shquar tek e cila marrin pjesë njerëz të lartë, pas provimit e testimit të madh e të lartë. Atëherë Ai shpall vlerën e tij në prani të tyre. Edhe ju mund të mendoni për shembuj të tjerë në të njëtën mënyrë...