Translations:On Birinci Söz/12/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    “O njerëz! Mbreti ynë i Cili është Pronari i këtij pallati, dëshiron ta bëjë Vetveten të njohur tek ju nëpërmjet bërjes së këtij pallati dhe shfaqjes së këtyre gjërave, prandaj njiheni Atë dhe përpiquni të njiheni mirë me Të. Ai dëshiron ta bëjë Vetveten të dashur tek ju me këto zbukurime; edhe ju bëjeni veten tuaj të dashur tek Ai duke admiruar veprat e Tij dhe duke vlerësuar artin e Tij. Gjithashtu, Ai e shfaq dashurinë e Tij për ju përmes këtyre mirësive që ju i shihni; edhe ju duajeni Atë gjithashtu duke iu bindur Atij. Dhe Ai e shfaq mëshirën e Tij dhe mirësinë për ju nëpërmjet këtyre të mirave dhe dhuratave të cilat shikohen. Kështu, edhe ju shfaqeni respektin tuaj për të përmes falënderimeve. Dhe Ai dëshiron ta shfaqë bukurinë e Tij shpirtërore të jashtëzakonshme për ju nëpërmjet këtyre veprave të plotësimit të Tij. Atëherë, edhe ju tregoni interesimin tuaj të madh për ta shikuar Atë dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. Dhe nëpërmjet vënies së një vule të veçantë, një stampe të posaçme dhe një vule personale të paimitueshme mbi secilën nga këto vepra të zbukuruara arti që ju i shihni, Ai dëshiron të tregojë se gjithçka i përket Atij, dhe është vepër e Dorës së Tij dhe se Ai është mbreti i Vetëm në sundim e pavarësi. Edhe ju gjithashtu njiheni se Ai është Një dhe i Vetëm, është i Pashoq, pa përngjasues e pakrahasues dhe pranojeni se Ai është i Tillë” Ky mësues i madh u foli spektatorëve të pranishëm brenda pallatit edhe fjalë të tjera të ngjashme me këto, të cilat i përshtateshin pozitës së mbretit, madhështisë së Tij dhe bamirësisë së Tij.