Translations:On Dördüncü Söz/156/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shkak të një injorance të pafundme që rrjedh nga çudhëzimi dhe të një kryeneçësie që buron nga ateizmi agresiv, ata nuk e dinë se shkaqet janë vetëm perde e maska. Ti e shikon ndonjërin prej tyre – nga injoranca e tij t’i shfaqë shkaqet e jashtme dhe të thotë: “Këtë pemë të madhe pishe e ka prodhuar kjo farë”, duke mohuar kështu mrekullinë e Krijuesit të saj madhështor. Duke ditur se në qoftë se do t’i atribuohej shkaqeve nuk do të mjaftonin as edhe njëqind fabrika për ta prodhuar atë pemë. Atëherë me shfaqjen e shkaqeve të jashtme – si shembulli i këtyre ata zvogëlojnë në asgjë një akt të madh Hyjnor i realizuar nëpërmjet vullnetit dhe urtësisë së Krijuesit.