Translations:On Yedinci Söz/371/sq
Aspekti i katërt: Zoti xh.sh. i tregon njeriut besimtar, nëpërmjet dritës së besimit se vdekja nuk është zhdukje, por një ndryshim banese, se varri nuk është gryka e një pusi të zi e të thellë, por një derë e botëve të mbushura me dritë, se dynjaja me të gjithë shkëlqimin e saj është si një burg në krahasim me botën e përtejme. Nuk ka dyshim se dalja nga burgu i dynjasë dhe shpëtimi nga ngushtësia e saj për në kopshtin e Xhenneteve të Ahiretit, kalimi nga turbullirat shqetësuese të jetës materiale për në botën e rehatisë dhe të qetësisë ku shpirtërat fluturojnë dhe ikja nga zhurmat e mërzitshme të krijesave për të shkuar në praninë e të Gjithëmëshirshmit, sigurisht është një udhëtim për t’u dëshiruar me një mijë jetë flijuese. Në të vërtetë ajo është një lumturi.