Translations:Otuz İkinci Söz/650/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe ky është një shembull tjetër: “Frutat e një peme dhe gjethet, të gjitha modelohen dhe formohen në të njëjtën kohë, në të njëjtën mënyrë, në mënyrë të lehtë e të përkryer, në një qendër të vetme dhe nëpërmjet një ligji që buron nga një urdhër.” Ky është një krahasim ose një shembëlltyrë që demonstron majën e një të vërtete të madhe dhe të një ligji universal. Ai e provon atë të vërtetë dhe atë ligj të së vërtetës në një formë vërtet vendimtare, saqë ashtu si pema, edhe universi madhështor gjithashtu, shfaq dhe është fusha e veprimit të atij ligji të së vërtetës dhe misteri i Njësisë Hyjnore.