Translations:Otuz Birinci Söz/288/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Meqenëse ndodhen formime e trajtëzime të ndryshme në Botën sipër nesh dhe rregulla të ndryshme shihen të jenë në fuqi nën kushte të ndryshme, edhe qiejt të cilët janë burimi i atyre rregullave gjithashtu janë të ndryshëm. Dhe meqenëse ashtu si tek njeriu që ndodhen aftësi jolëndore përveç trupit të tij, si mendja, zemra, shpirti, imagjinata dhe kujtesa, sigurisht, në botën, e cila është në formën e një njeriu të madh, dhe në univers, që është pema e frutit të njeriut, ndodhen edhe botëra të tjera përveç botës trupore (fizike). Dhe gjithashtu ndodhen qiej për çdo botë, duke filluar nga bota e tokës deri tek bota e Parajsës.