Translations:Otuz Birinci Söz/303/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe kështu, megjithëse gjërat që ne i shikojmë në periudhën e një ore do të ishin të barabarta në sasi me ato që shikon një individ i vetëdijshëm i cili ka hipur në akrepin e orës së një sahati, dhe ashtu si dikush që ka hipur tek akrepi i cili numëron të dhjetat e një sekondi, Profeti më i Nderuar Muhammed Alejhis-salatu ves-selam i hipi Burakut të ndihmës Hyjnore dhe në të njëjtën hapësirë kohe, në atë orë të përcaktuar, si vetëtima, përshkoi të gjitha sferat e mundësive, shikoi çudirat e aspekteve të jashtme të gjërave dhe të aspekteve të brendshme, u ngjit tek pika e sferës së domosdoshmërisë, u nderua me bisedimin Hyjnor dhe u favorizua me shikimin e bukurisë Hyjnore, mori Dekretin Hyjnor dhe u kthye tek detyra e tij.

    Ishte e mundur që kjo të ndodhte, dhe vërtet ndodhi.