Translations:Otuz Birinci Söz/401/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    PIKA E PARË: Kokëfortësia ekstreme e jobesimtarëve në atë kohë dhe në atë vend është e mirënjohur dhe e regjistruar në histori. Dhe megjithatë, kur Kur’ani Ploturtësi ua njoftoi këtë ngjarje të gjithë botës përmes thënies: وَ ان۟شَقَّ ال۟قَمَرُ “Dhe Hëna u ça më dysh”, asnjë nga jobesimtarët të cilët e mohuan Kur’anin, nuk guxuan ta çelin gojën e ta përgënjeshtronin këtë vërset, domethënë, të mohonin ndodhjen e kësaj ngjarje. Në qoftë se ngjarja nuk do të kishte qenë konsideruar si fakt i sigurt nga jobesimtarët në atë kohë, ata do ta kishin marrë vërsetin si pretekst e shkas e do ta mohonin fuqishëm dhe do të sulmonin e rrëzonin pretendimin për profetësi të Muhammedit Alejhis-salatu ves-selam.