Translations:Otuzuncu Lem'a/73/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe në qoftë se do të pyetej shkenca e elektricitetit: “Ç‟është kjo botë? Ajo me siguri do të përgjigjej: “Çatia e këtij pallati madhështor të universit është stolisur me llamba elektrike të panumërta, të mirërregulluara e të drejtpeshuara. Mirëpo rregulli dhe balanca janë aq të mrekullueshme saqë me në krye diellin dhe ato llamba qiellore të cilat janë një mijë herë më të mëdhaja se sa toka, nuk e prishin balancën e tyre, ndonëse ato janë të ndezura vazhdimisht; ato nuk shpërthejnë në flakë. Shpenzimi dhe harxhimi i atyre llambave është i pafund, atëherë nga vijnë të ardhurat e tyre, lënda djegëse, karburanti? Përse nuk sosen dhe nuk mbarojnë ato? Përse nuk prishet ekuilibri me ndezjen e tyre? Duke ditur se drita e një llambe të vogël vaji do të shuhej e do të ikte në qoftë se nuk do të tregohej kujdes për të në mënyrë të rregullt e të vazhdueshme. Shikoje urtësinë dhe fuqinë e të Gjithëfuqishmit dhe të të Gjithurtit të Gjithëlavdishëm, i Cili e krijoi dhe e ndozi diellin, që sipas astronomisë është një milion herë më i([1]) madh se sa toka dhe një milion vite më i vjetër , nuk është shuar dhe vazhdon të jetë i ndezur pa lëndë djegëse, pa qymir apo karburant.

    Shqyrtoje këtë dhe thuaj Lavdi Zotit, bëj tesbihate në Emrin e Zotit tënd Madhështor dhe thuaj Ma Sha all-llah, Tebarekall-llah dhe La i lahe il-lall-llah.. Çfarë çudirash ka dashur Allahu! I bekuar është Allahu! Nuk ka Zot tjetër përveç Tij! Thuaje këtë sa numri i sekondave të ekzistencës së diellit..

    1. Ju mund ta llogarisni se sa shumë dru, qymyr ose karburant do të ishin të domosdoshme për sobën ose për llambën e diellit, e cila ngroh pallatin e botës. Sipas llogaritjes së astronomisë, që ai të ndizet për çdo ditë, do të ishte e domosdoshme të kishte turra drush sa një milion toka dhe me mijëra oqeanë vaj. Tani mendo! dhe thuaj SubhanAllah.. MashaAllah.. TebarekAllah.. sa numri i grimcave të diejve përballë madhështisë, urtësisë dhe fuqisë së të Gjithëfuqishmit të Vetëm të Lavdisë, i Cili e bëri atë të japë dritë në mënyrë të vazhdueshme pa lëndë djegëse dhe pa karburant. Autori